Tuesday, September 23, 2014

Viber lanson aplikacion e thirrjeve me video permes thirrjeve ne Viber

Viber ka lansuar tashme edhe mundesine Viber Video mbrenda thirrjeve per telefonave



Viber ka lansuar diteve te fundit edhe aplikacionin per perdoruesit e telefona te menqur Android dhe IOS per thirrje me ane te videos pergjate nje thirrje ne Viber.
Para pak kohësh, Viber pati ofruar veçorinë e video-thirrjeve në aplikacionet e saj në desktop. Viber, që tani është në pronësi të kompanisë japoneze Rakuten, ka vendosur që ta ofrojë këtë veçori tek dy nga aplikacionet e saj më popullore në pajisjet mobile.
Viber për iOS dhe Android janë përditësuar sot në versionin 5.0 me veçorinë e video-thirrjeve. Përditësimi sjell gjithashtu kodet QR, të cilat mund të përdoren për të shpërndarë detajet e kontakteve.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Viber, Talmon Marco , tha për The Next Web, se po punojnë për tri përditësime të tjera të cilat do të realizohen deri nga fundi i këtij viti. Një nga këta përditësime lidhet me lojërat. Përditësimi tjetër mund të sjellë integrimin me platformën e shitblerjes të kompanisë Rakuten.
Aplikacioni i ri Viber me video-thirrjet mund të shkarkohet tani në pajisjet iOS dhe Android ne faqet perkatese shkarkuese
Per Android- Google Play store
IOS-Play store.

No comments:

Post a Comment