Blackberry Paasport shitet mbi 200 mije paisje mobile
Blackberry njoftoi sot se ka shitur që nga dita e mërkurë dhe deri tani mbi 200 mijë njësi të telefonit BlackBerry Passport. Edhe pse këto shifra nuk kanë kapur milionat, siç ka ndodhur me telefonat e tjerë, megjithatë është një shenjë e mirë dhe arritje e madhe për kompaninë BlackBerry, e cila shpreson se do të arrijë të përmirësohet pas humbjeve të mëdha të tregut që ka pësuar këto vitet e fundit.
Pajisja me ekran katror ka ngjallur shpresat e kompanisë BlackBerry. Tashmë telefoni po shitet në faqen ueb të Blackberry dhe të Amazon, duke e bërë atë ndër më të shiturit. Edhe pse 200 mijë njësi të shitura nuk janë asgjë krahasuar me disa smartphona të tjerë, të tillë si iPhone 6 ku u shitën 10 milionë njësi vetëm për tre ditë, megjithatë BlackBerry po punon në një shkallë më të vogël dhe po fokusohet në tregun e bizneseve dhe jo të individëve. Pajisja është krijuar për t’u përdorur nga biznesmenët, ku sipas kompanisë, ai është mjeti i duhur për t’u përdorur nga bizneset falë edhe platformave që ofron.
Ai vjen me ekran katror 4.5 inç, me rezolucion 1440 x 1440 pikselë dhe densitet 453 pikselë për inç. Poshtë ekranit është tastiera QWERTY me tri rreshta. Telefoni Passport, i cili ka përmasat e një pasaporte normale, fuqizohet nga procesori Snapdragon 801 me katër bërthama me shpejtësi 2.2 GHz, ka 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme. Ai operon me sistemin operativ BB OS 10.3, dhe ka bateri me kapacitet 3540mAh, e cila mund të zgjasë për 30 orë sipas kompanisë BlackBerry. Ky telefon kushton 599 dollarë
No comments:
Post a Comment